Vijnë 1200 turistë britanikë përmes portit të Himarës

2 June 2022, 13:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vijnë 1200 turistë britanikë përmes portit të
Pamje nga porti i Himarës

1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në vendin tonë përmes portit të Himarës.

Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama duke thënë se do të vijnë edhe 5000 turistë të tjerë për të vizituar bregdetin tonë në javët e para të qershorit.

Temperaturat e larta kanë bërë që të nisë sezoni turistik dhe të huajt nuk hezitojnë që të bëjnë pushime ndonëse nuk kanë ardhur ende muajt më të nxehtë.

Turistët zgjedhin destinacion bregdetin e veriut dhe të jugut për të shijuar disa ditë nën rrezet e diellit.

 


Video