Rajmonda Bulku me bastun, nderon ish-Presidentin Nishani në homazhe

2 June 2022, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rajmonda Bulku me bastun, nderon ish-Presidentin Nishani në homazhe

Në homazhet, të cilat u kryhen në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në godinën e Presidencës, kanë marrë pjesë edhe deputetët e PD-së, të cilët shoqëronin kryetarin Sali Berisha.

Ndër ta pjesëmarrëse ishte ish- deputetja dhe aktorja Rajmonda Bulku, e cila dukej jo në gjendje të mirë shëndetësore.

Zonja Bulku u shfaq duke ecur me ndihmën e një bastuni. Teksa përshëndetej me familjarët dhe të afërmit e të ndjerit, ajo u përlot para arkëmortit të ish kreut të shtetit.

 


Video