Vendimi për 24 vjeçarin që vrau kalin, pronarja e fermës në Kolonjë: Na vranë për herë të dytë!

27 January 2023, 18:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vendimi për 24 vjeçarin që vrau kalin, pronarja e fermës

Pronarja e fermës "Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna ka reaguar pasi policia e Kolonjës njoftoi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë të 24 vjeçarit Orest Mezinit i cili vrau kalin e saj dhe plagosi një tjetër.

Në reagimin e bërë ajo shkruan se hetimi në gjendje të lirë të të riut, që është fqinj i tyre, bën që të ndihen të kërcënuar për jetën.

“Orest Mezini vrau kalin tonë dhe policia e la në gjendje të lirë. Kjo për ne është sikur të na vrasin për herë të dyte kalin.

Tani që kuptuam që komshiu ynë na ka vrarë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër dhe policia e la në gjendje të lire ndihemi të kërcënuar për jetën tonë.”-thuhet në reagimin e pronares.


Video