EMRI/ Identifikohet "killeri" i kuajve në Kolonjë, policia e vë nën hetim

27 January 2023, 17:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Identifikohet "killeri" i kuajve në Kolonjë, policia e
Kali që u vra

Policia e Kolonjës ka identifikuar vrasën e kalit një ditë më parë në një agroturizëm në fshatin Shelegur të Ersekës.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Orest Mezini, i cili është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

"Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H." thuhet në njoftimin e plicisë.

Pronarët e agro-turizmit janë prekur shumë nga vrasja e kalit të cilit ia kishin vënë emrin Balash dhe e konsideronin si pjesëtar të familjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Video