Qeveria Shqiptare firmos marrëveshjen e rëndësishme me Arabinë Saudite

27 January 2023, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qeveria Shqiptare firmos marrëveshjen e rëndësishme me

Qeveria shqiptare ka miratuar firmosjen e një marrëveshje të rëndësishme me Qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ajo bën fjalë për luftën kundër krimit, por nuk ka më tepër detaje pasi vendimi i Këshillit të Ministrave sapo është publikuar.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për luftën kundër krimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për luftën kundër krimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Video