A do ketë më reshje shiu? Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

27 January 2023, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do ketë më reshje shiu? Njihuni me parashikimin e motit për
Foto ilustruese

Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qendrueshme por më të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relievev malore.

Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.



Video