Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 20-vjeçar humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së hënës në unazën jugore, në qytetin e Elbasanit. F.Sula po lëvizte në këmbë kur u përplas nga një automjet.
Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i riu gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Këtë të premte, policia e Elbasanit njoftoi se kishte bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shoferit të automjetit.
Ai është Aristir Dimo, një 65-vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.