Helmim masiv në Vlorë, 50 turistë përfundojnë në spital me këputje dhe të vjella

25 Gusht 2023, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Helmim masiv në Vlorë, 50 turistë përfundojnë në
Spitali i Vlorës

Rreth 50 turistë dyshohet se janë helmuar ditën e sotme pas një shëtitjeje turistike me anije në Vlorë.

Turistët janë paraqitur në spital me simptoma të helmimit, ku iu është ofruar edhe ndihma e parë.

Mësohet se turistët sapo ishin kthyer nga një shëtitje me anije turistike nga Karaburuni në Sazan.

Paraprakisht dyshohet që ata të jenë helmuar nga ushqimi.

Lajmi në përditësim...


Vox Pop

Video