Aksident tragjik në Itali, humb jetën me motor 36-vjeçari shqiptar (EMRI)

25 August 2023, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Itali, humb jetën me motor 36-vjeçari
Viktima e aksidentit në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku ka humbur jetë 36-vjeçari shqiptar Armando Kola.

Sipas medieve italiane ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, teksa Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip “Suzuki Vitara”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Shqiptari me origjinë nga Shkodra Armando Kola, i cili po kthehej nga puna për në shtëpinë e tij, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pësoi lëndime.

Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Sakaq, policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.


Video