Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shpiragut, 100 zjarrfikës dhe një helikopter në terren

25 August 2023, 18:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Shpiragut, 100 zjarrfikës
Zjarrfikësit në malin e Shpiragut

Është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në malin e Shpiragut në Berat pas orësh të tëra angazhimi në terren i rreth 100 zjarrfikësve dhe një helikopteri “Cougar”.

Zjarri shpërtheu mbrëmjen e djeshme dhe flakët u përhapën me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata ka qenë e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.

“Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Shpiragut, në bashkinë e Beratit.

Në mbështetje të forcave në terren u angazhuan edhe 50 trupa të tjerë nga reparti i Poshnjes, duke e çuar në 100 numrin e efektivëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me intensitet deri në shuarjen përfundimtare të tij.

Për shkak të terrenit të vështirë që nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, helikopteri Cougar ka ardhur në ndihmë që në orët e para të mëngjesit, duke vijuar gjatë gjithë ditës ndërhyrjen nga ajri”, shprehet Peleshi.



Video