Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Babë e bir kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi përdornin lokalin e tyre për të shitur kanabis.
Në saj të kontrolleve në lokalin e tyre, policia sekuestroi 1 kilogramë kanabis ndërkohë shpalli edhe një 28-vjeçar në kërkim si dhe është vënë nën hetim një 21-vjeçar.
Lokali ndodhej në afërsi të liqenit të Kasharit, fillimisht policia ra në gjurmët e 21-vjeçarit i cili kishte blerë kanabis, më pas nga verifikimet blutë mësuan se ky përdorues e blinte drogën në lokalin në fjalë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.