Një tragjedi ka ndodhur gjatë pushimeve të një familjeje italo-shqiptare që kishin mbërritur me pushime në vendin tonë disa ditë më parë.
Ata kanë humbur vajzën e tyre 19 muajshe, pasi gjendja e saj është përkeqësuar brenda dy ditësh. Familja kishte ardhur në Shqipëri për të takuar prindërit shqiptarë të nënës, por ishin prekur nga Covid-19.
Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi përkeqësimin e shëndetit të vajzës Soleil, dhe humbjen e jetës në një spital në Shqipëri. Lajmi ka tronditur komunitetin e Monteprandone, ku prindërit Lorinda, Alessandro dhe vajza e vogël jeton dhe punon prej vitesh.
Trupi i pajetë pritet të kthehet nesër në Itali, ndërsa analizat pritet të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.