"Hajde ikim se i vramë", dëshmia e Nogës: Si qëlluan dy vëllezërit Hasanbelliu ndaj meje dhe Çelës

13 June 2022, 21:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hajde ikim se i vramë", dëshmia e Nogës: Si
Erion Hasanbelliu, Kasandër Noga dhe Geron Hasanbelliu

Erion Hasanbelliut iu bë atentat në mes të Brukseli më 11 Qershor, ku u qëllua me 6 plumba pas shpine dhe autori i dyshuar i këtij krimi është Kasandër Noga

Autori dhe i plagosuri ishin përfshirë në një sagë përplasjesh midis tyre për të paktën 20 vite me radhë. Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën akuzohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend. Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.

Kasandër Noga është marrë në pyetje nga autoritetet më 30.07.2008, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 17 mars të vitit 2002 në bar “Pre Historie”, Noga, sipas News24, ka deklaruar se ai dhe viktima Julian Çelaj kishin folur me të pandehurit në telefon për t’u pajtuar lidhur me hasmërinë që kishin më përpara si pasojë e vrasjes së babait të tyre.

Noga i cili mbeti i plagosur në 2002, ka shtuar se atë ditë e kishin lënë për t’u takuar me të pandehurit në bar “Prehistorie”.

“Porositëm diçka për të pirë dhe pritëm ulur në tavolinë rreth 20 min. Kemi parë që jashtë lokalit po vinte për të hyrë brenda në lokal shtetasi Geron Hasanbelli, me telefon në vesh duke folur. Kur ky shtetas ka qenë rreth 3 metër pa hyrë në lokal, kur nga krahu i kundërt i lokalit ka dalë shtetasi Erion Hasanbelli duke qëlluar drejt nesh me armë zjarri.

Unë kam marrë një plumb në bark dhe jam plagosur në fytyrë nga xhami i lokalit. Në këtë moment kam parë dhe dëgjuar Geron Hasanbellin që erdhi tek dera e lokalit dhe kapi Erionin nga krahu i majtë duke i thënë “Hajde ikim se i vramë”, dhe i kam parë nga xhami duke u larguar”, është shprehur ai.


Video