GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për lirimin nga burgu

14 October 2022, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për lirimin nga
Lefter Koka

Gjykata e Posaçme kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Lefter Koka është lënë sërish në burg nga gjykata dhe do qendrojë në qeli deri në përfundimin e hetimeve për çeshtjen e inceneratorëve. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Posaçme vendosi të lirojë ish-deputetin socialist Alqi Bllako, duke i ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Bllako gjithashtu është nën hetim për aferën e inceneratorëve.


Video