Aksident tragjik në Fier, ndërron jetë shoferi dhe plagoset pasagjeri (EMRAT)

14 October 2022, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Fier, ndërron jetë shoferi dhe plagoset
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Qemal Kamberaj, 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar shoferi Qemal Kamberja, si edhe është plagosur pasagjeri Asllan Kajo, 59 vjeç, banues në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.


Video