Pedagogët marrin vendimet final: Bojkot mësimit ditën e hënë, protesta 2-orëshe çdo ditë

14 October 2022, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pedagogët marrin vendimet final: Bojkot mësimit ditën e
Greva e pedagogëve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka vendosur që ditën e hënë më 17 Tetor të bojkotojë mësimin deri sa kërkesat e tyre të dëgjohen nga qeveria.

Kështu, ditën e hënë do të bëhet vetëm prezantimi i studentëve të rinj nga ora 08:00 deri në orën 10:00, ndërsa procesi mësimor do të bojkotohet.

Sipas Sindikatës, protesta e pedagogëve do të bëhet edhe çdo ditë pas të hënës përpara fakulteteve. Këto protesta ditore do të jenë 2-orëshe, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Më pas protestat do të mbahen në varësi të reagimeve nga qeverisë.


Video