"E fituar në mënyrë kriminale", sekuestrohet "Audi" luksoz i Kejvina Kthellës

14 October 2022, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"E fituar në mënyrë kriminale", sekuestrohet

SPAK i ka kërkuar GJKKO-së që të konfiskojë pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalojnë shtetit. Mes pasurive është edhe një makinë, që përdoret modelja Kejvina Kthella.

Mes pasurive të vendosura në mënyrë kriminale nga Redjan Rraja, që SPAK kërkon t’i kalojë shtetit është edhe një makinë që aktualisht ndodhet në pronësi të modeles së njohur Kejvina Kthella.

Kjo e fundit ka pasur një histori dashurie me Redjan Rrajën, ndërsa sipas SPAK Audi A8 luksoz zotërohet në mënyrë të tërthortë nga Redjani, pavarësisht se pronësia e automjetit është në emër të Kejvina Kthellës.

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019.

"Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja", thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

 



Video