Kush është ish-efektivi i RENEA-s, që ruan krahët e VIP-ave amerikanë (Video)

14 October 2022, 12:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush është ish-efektivi i RENEA-s, që ruan krahët e VIP-ave

Ardian Mustafaj, është një prej anëtarëve të stafit të sigurisë që kujdeset për VIP-at më të njohur amerikan, i cili ka qenë vite më parë ish-efektiv i Forcave Speciale RENEA.

Ai u tërhoq nga Policia shqiptare dhe tashmë është krah VIP-ave më të njohur të kinematografisë amerikane, shkruan. Mustafaj ka shërbyer si truprojë i Princeshës Samara të Familjes Mbretërore Saudite, truprojë i Sheikh Al-Madi në Katar, truprojë e Princit Al-Saudi në Dubai, etj.

Prej disa vitesh ish-speciali i RENEAS ka themeluar një kompani që ofron shërbime sigurie për të gjithë të famshmit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke filluar me aktorë të Hollywood, këngëtarë, politikë e biznesmenë të ndryshëm që vizitojnë Nju Jorkun.

Ekipi i sigurisë me në krye shqiptarin Ardian Mustafaj është kujdesur për sigurinë e tyre

The Rock, Noah Centineo, Pierce Brosnan, Sarah Shahi dhe të tjerë aktorë të filmit, janë ruajtur nga ish-efektivi i Forcave Speciale shqiptare dhe ekipi i tij.


Video