Gjashtë viktima dhe 841 raste të reja me Covid-19

8 February 2022, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjashtë viktima dhe 841 raste të reja me Covid-19

Janë rritur sërish rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3739 testime, ndërsa 841 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Janë 11,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Për fat të keq 6 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë.


Video