Me vlerë 1.3 milionë paund, qentë nuhatës zbulojnë “shtëpinë e barit” në Angli, kapen 3 shqiptarë (Emrat)

8 February 2022, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me vlerë 1.3 milionë paund, qentë nuhatës zbulojnë
Ali Hoxha, Juljan Jaku dhe Renald Dema

Tre të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë britanike dhe janë dënuar me burg pasi janë kapur në një “shtëpi bari” e cila sipas mediave vendase kapte vlerën e 1.3 milionë paundëve. Ata janë kapur rastësisht nga qenët nuhatës të një kompanie private.

Ali Hoxha, Juljan Jaku dhe Renald Dema janë arrestuar të fshehur në një dollap.

Kanë qenë qenët nuhatës të një kompanie private sigurimi të cilët po trajnoheshin për të ndihmuar famijët me nevoja të veçanta, që kanë ndjerë erën e fortë të hashashit dhe më pas ëhstë njoftuar Policia. Qentë shkonin vazhdimisht pas një muri dhe qëndronin atje. Personat që po i stërvisnin kanë dyshuar dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Policia e Leicestershire tha se oficerët shkruan në Thames Street, Leicester, në nëntor pasi morën një telefonatë nga kompania e cila trajnonte qentë në kërkime dhe mbrojtje private. Gjatë kontrollit në ndërtesë, policia gjeti tre burra të fshehur në një dollap dhe qindra rrënjë kanabisi.

Pas tre muajsh, të mërkurën e 2 janarit 2022 Ali Hoxha, Juljan Jaku dhe Renald Dema janë dënuar me burg, shkruan newsbomb.al. Në dhjetor, ata pranuan akuzën dhe u dënuan në Gjykatën e Leicester Crown.

·  Ali Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj.

·  Renald Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj.

·  Juljan Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.


Video