“Nuk kam ku të fle sonte”, çifti i të moshuarve ngelën në “qiell të hapur” pas shkrumbimit të banesës

8 February 2022, 14:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk kam ku të fle sonte”, çifti i të moshuarve
Liza Gogaj

Mbrëmjen e së hënës një çift i moshuari shkodranë në fshatin Obot , mbetën në qiell të hapur shkak ishte zjarri I cili ran ë shtëpinë e tyre.

Çifti nga Shkodra Loro dhe Liza Gocaj kanë mbetur pa një çati mbi kokë dhe bëjnë apel për ndihmë.  Liza gruaja e moshuar thotë se nuk ka ku të strehohet, pasi fëmijët nuk kanë mundësi.

Aotoritetet bëjnë me dije se zjarriu shkaktua nga një shkëndijë elektrike, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

“Po shkoja me u vizitu në Shkodër, vetëm kur më morën në telefon dhe më thanë se shtëpia po të digjet. Jemi kthyer direkt në rrugë dhe gjetëm gjithçka shkrumb. Për 5 minuta nuk ke pas cfarë me pa këtu.Te korenti besoj ka plas ndonjë shkëndijë se as gaz nuk përdor, sobën e druve e kam pas mbyllur. Të më ndihmojë Zoti, nuk di çfarë të thëm! Gjithë këtë stres që kam, nuk e di ku do flemë sonte”, u shpreh e moshuara.


Video