Policia ka arrestuar Petrit Manajn, pasi mëngjesin e sotëm vrau gruan në Fier. Policia bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”. “Blutë” njoftojnë se fillimisht janë njoftuar sen jë grua është vetëvrarë në banesë.
Në provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës në eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet ePolicia e shtetit mëtejshme hetimore të kryera në grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se Manaj për motive xhelozie ka goditur me thikë gruan e tij, Valdete Manaj, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Fillimisht ai ka deklaruar se gruaja është vetëvrarë, më pas përballjes me provat ka pranuar krimin. Sakaq, autori akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar një thikë, me të cilën dyshohet se 56-vjeçari vrau gruan.