Deputetët e Komisionit Hetimor verifikojnë investimin në Inceneratorin e Fierit

8 February 2022, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët e Komisionit Hetimor verifikojnë investimin në
Deputetët e Komisionit Hetimor

Deputetët e Komisionit Hetimor parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane” zhvilluan sot një vizitë në inceneratorin e Fierit.

Deputetët demokratë ishin skeptik se ky investim nuk është bërë ndërsa thonë se ka shkelje financiare dhe procedurash.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetes Jorida Tabaku që është personi që po drejton punën e Komisionit Hetimor.

Gjatë vizitës deputetët socialistë dhe ata demokratë, anëtarë të Komisionit Hetimor për inceneratorët debatuan edhe pse u duk se investimi ishte kryer.

Deputetët e Komisionit Hetimor verifikojnë investimin në
Investimi në inceneratorin e Fierit

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, kërkoi që të merrte përgjigje për disa pyetje, si koha kur ka nisur kontrata. Ajo kërkoi të kontaktojë një nga përfaqësuesit e subjektit fitues të tenderit. “Koncesionari të paraqitet. Kush është administratori? Unë dua të bëj pyetje”, tha Çupi.

Por deputeti socialist Arben Pëllumbi e kundërshtoi kolegen demokrate dhe tha se vizita duhet të shterojë pyetjet për çështjet teknike.

“Qëllimi për të cilin kemi ardhur këtu është se ju pretendoni se këtu është bosh. Për letrat, i diskutuam paradite. Nuk është vendi këtu për të diskutuar për letrat, por për të parë nëse pajisjet janë funksionale apo jo. Për të parë nëse ky impiant do të prodhojë energji apo jo”, tha ai.

Deputetët e Komisionit Hetimor verifikojnë investimin në
Deputetët duke parë punimet e kryera

Administratori i impiantit tha se impianti ishte aty dhe deputetët mund ta shohin me sytë e tyre.

“Unë mund t’ju flas për gjërat teknike. Jemi në zonën e koleksionimit të mbetjeve. Mbetjet menaxhohen në landfillin e qarkut Fier. Pastaj kalohet në disa faza. 180 tonë mbetje në ditë, impianti është i programuar për 220 tonë. Investimi është bërë me aparatura.

Ne jemi këtu për ju që thonit nuk ekzistojmë fare. Parashikohet që 40 ditët e ardhshme të bëhet i gjithë kolaudimi si proces, tani mbetet vetëm procesi teknologjik, për të përfunduar procesin. Në atë moment do vihet në punë me mbetje urbane, se duke u punuar nuk mund të kesh prezencën e mbetjeve urbane,” tha administratori.

Gjatë ditës së nesërme deputetët e Komisionit do të vizitojnë edhe impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Elbasanit.



Video