I vetmi që u lirua ditën e sotme nga gjykata mes 14 të arrestuarve në kuadër të operacionit "Porositësi" është Fatjon Hajdari me profesionin mësuese, ndërsa, për vëllanë e tij, Alban Hajdari u caktua masa e sigurisë “burg me afat 45 ditë”.
Pas daljes nga gjykata, Fatjon Hajdari është shprehur se ai është arrestuar vetëm për shkak se jetonte në një shtëpi me vëllain dhe se i kanë gjetur një armë me leje në banesë.
Ai tha se nuk i njihte vëllezërit Beqiraj, por i njihet vëllai i tij, teksa i akuzoi dy vëllezërit Beqiraj se po shpifin që të fitojnë azil jashtë shtetit. Fatjon Hajdari u shpreh për medat se asnjë nga personat në sallën e gjyqit, nuk pranuan akuzat për të cilën akuzoheshin.
“Indrit dhe Gentjan Beqiraj nuk kanë thënë për mua, por për vëllain tim dhe të tjerët, se unë nuk i njoh. Unë s'kam lidhje me ata, por ngaqë jetoj në një shtëpi me vëllain më morën dhe mua.
Asnjë nuk pranoi akuzën nga ata personat. Thanë se i kemi shitur, i kemi blerë armët. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që t'i mbrojë shtetit.
Jo, unë jo kishte vëllai, i njeh. Kanë bërë shpifje. Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllanë. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ata të tjerët i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje. Vëllai është Alban Hajdari”, u shpreh ai.