Fitonte 2 mln euro në muaj nga trafiku i drogës, shqiptari "tradhtohet" nga blloku i shënimeve

22 March 2022, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitonte 2 mln euro në muaj nga trafiku i drogës, shqiptari
Foto ilustruese

Dy milionë euro në muaj arrinte të xhironte ‘bosi’ shqiptar i drogës në Firence, duke shpërndarë kokainë dhe heroinë në 13 rajone të Italisë.

Edhe pse ishte pjesëtar i një bande kriminale të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe marokenë, ai transportonte dërgesa prej 50 kilogramësh heroinë dhe 20 kokainë.

Gjatë hetimeve, janë gjetur disa blloqe ku grupi kriminal shënonte shumat e fituara individuale nga shitja e drogës. Përmes këtij blloku policia arriti të përcaktonte xhiron e realizuar nga narko-trafikanti shqiptar, 2 milionë euro në muaj.

Të dhënat janë publikuar nga Policia e Bolonjas pas operacionit ndaj grupit në fjalë dhe dërgimit të tyre për gjykim. Operacioni sipas mediave italiane është kryer gjatë ditëve të fundit dhe grupit kriminal i janë sekuestruar edhe 26 kilogram kokainë dhe 22 kilogram heroinë në bazat e tyre. Policia italiane bën me dije se sasia e drogës ishte gati për t’u hedhur në treg.


Video