212 qytetarë afganë largohen nga Shqipëria, përcillen në Rinas nga Xhaçka dhe Kim

22 March 2022, 10:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
212 qytetarë afganë largohen nga Shqipëria, përcillen
Largohen nga Shqipëria 212 qytetarë afganë, përcillen në Rinas nga Xhaçka dhe Kim

212 qytetarët afganë që qëndruan në vendin tonë për disa muaj janë përcjellë drejt SHBA-së me një ceremoni në Rinas nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në total 2400 afganë i ikën luftës dhe për muaj të tërë u mikpritën në Shqipëri.

Shqiptarët i treguan edhe njëherë botës btraditën e “besës”, thotë Kim.

“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre. Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.


Video