Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në zonën e Prespës, ngordhin pelikanët

22 March 2022, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në zonën e Prespës,

Gripi i shpendëve është konfirmuar këtë të martë edhe në zonën e Prespës.

Tre pelikanë janë gjetur të ngordhur në liqenin e Prespës në anën shqiptare.

Pelikanët janë gjetur ditën e enjte (datë 17), më pas janë dërguar për analiza në laborator dhe më pas është konfirmuar se është grip i shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin vendas.


Video