Kremtohet sot festa e Sulltan Novruzit

22 March 2022, 07:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kremtohet sot festa e Sulltan Novruzit

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.

Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Dita e paqes, dashurisë dhe e begatisë për njerëzimin e ka quajtur Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj “Sulltan Novruzin”, duke dërguar dhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët bektashinj një ditë para festës.

“Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë është që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit, për dashuri, paqe, mirësinë dhe begatinë. T’i luten Zotit që të pushojë kjo luftë dhe këtë pandemi t’a largojë nga njerëzimi për të gjithë botën”, tha Baba Mondi.


Video