Kosova ndalon importin e pulave nga zonat e prekura me gripin e shpendëve në Shqipëri

21 Mars 2022, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova ndalon importin e pulave nga zonat e prekura me gripin e shpendëve
Kosova ndalon importin e pulave nga zonat e prekura me gripin e shpendëve në Shqipëri

Kosova ka ndaluar importin e shpendëve nga Shqipëria. Ky vendim vjen pas përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tonë teksa situata është alarmante në Durrës, ku kanë ngordhur rreth 1 milion pula.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mësohet se është ngritur pikë kontrolli veterinare në kufi ku AUV njofton se do të ketë mbikqyrje të detajuar të importeve të ngarkesave me shpendë.

 


Vox Pop

Video