E dhunuan kuzhinierin në sy të gruas, dëshmia e të arrestuarit: Për fatin e tij të mirë...

22 March 2022, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E dhunuan kuzhinierin në sy të gruas, dëshmia e të
Kuzhinieri Indrit Çela dhe dy vëllezërit Luka

Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre.

Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.

Burime për VOXNews thanë se policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e Donald Lukës që vazhdon të jetë në kërkim policor. Policia ka kryer kontrolle në zonë por edhe në kryeqytet, ku mendohet të jetë fshehur 27-vjecari, po pa rezultat.


Video