Festa e 'Shën Valentinit' u kthye në tragjedi, VoxNews siguron FOTON e STUDENTES që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd!

15 February 2025, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Festa e 'Shën Valentinit' u kthye në tragjedi, VoxNews
FOTO/ Zef Sinani/ Megi Xhetani

Detaje të reja nga festa e cila u kthye në tragjedi në aksidetin tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd.

Megi Xhetani, 20-vjeç, kishte shkuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçarin, Zef Sinani.

34-vjeçari, Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi mjeti ku udhëtonte me të fejuarën u përplas me një kamion me targa nga Shkupi.

Festa e 'Shën Valentinit' u kthye në tragjedi, VoxNews
Foto e siguruar nga VoxNews: Zef Sinani dhe Megi Xhetani

Burime për VoxNews mësuan se, çifti ishin fejuar 3 muaj më parë dhe kishin drekuar ditën e djeshme në Pogradec.

Si ndodhi tragjedia në aksin, Përrenjas-Librazhd:

Gjatë kthimit për në shtëpi janë përfshirë në një aksident tragjik që rezultoi fatal për të renë.

Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa viktima ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

34-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me kamionin me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i pajetë i 20-vjeçares nga Mamurrasi, u transportua në morgun e Elbasanit.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë./VoxNews


Video