EMRI/ Shkoi me të fejuarin në Pogradec për Shën Valentin, por vdiq në aksident, kush është studentja 20-vjeçare!

15 February 2025, 12:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shkoi me të fejuarin në Pogradec për Shën Valentin,
Përrenjas-Librazhd

20-vjeçarja, e cila humbi jetën në aksidetin tragjik në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës, mësohet se kishte shkuar për Shën Valentin në Pogradec së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçarin Zef Sinani.

Megi Xhetani dhe 34-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi mjeti ku udhëtonin u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, raportohet se ishin fejuar 3 muaj më parë dhe kishin drekuar ditën e djeshme në Pogradec.

Gjatë kthimit për në shtëpi janë përfshirë në një aksident tragjik që rezultoi fatal për të renë.

Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa viktima ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

34-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta.

I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me kamionin me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i pajetë i 20-vjeçares nga Mamurrasi, u transportua në morgun e Elbasanit.


Video