Dalin FOTOT nga AKSIDENTI tragjik në Librazhd/ E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari i plagosur në gjendje kritike: Makina e shkatërruar!

15 February 2025, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin FOTOT nga AKSIDENTI tragjik në Librazhd/ E fejuara humbi jetën,
Përrenjas-Librazhd

Detaje të reja dalin nga aksidenti me vdekje në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës. 

34-vjeçari Zef Sinani, i cili mbeti i plagosur rëndë, është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta dhe gjendjes kritike në të cilën ndodhet.

I riu u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë mësohet se viktima në aksidetin tragjik, në vendin e quajtur Pishkash, është e fejuara e 34-vjeçarit.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kotrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

Makina që drejtohet nga 34-vjeçari është përplasur me forcë me një kamion me targa të Shkupit.

Raportohet se trupi i viktimës, identiteti i të cilës edhe nuk është bërë i ditur, u transportua në morgun e Elbasanit.



Video