A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një 67-vjeçar, që dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme, ka shitur dy herë apartamentin e tij, u vu në pranga në Fier.
Njazi Vrenozi akuzohet për veprën penale të mashtrimit.
Skema e tij u zbulua kur një 45-vjeçar denoncoi se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga 67-vjeçari, jetonin disa shtetas të tjer.
Nga hetimet, thotë Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, rezultoi se në 2024, autori ia kishte shitur apartamentin edhe një 32-vjeçari.