EMRI/ Aksidenti TRAGJIK në Librazhd, identifikohet 20-VJEÇARJA që mbeti viktimë e përplasjes!

15 February 2025, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Aksidenti TRAGJIK në Librazhd, identifikohet 20-VJEÇARJA
Përrenjas-Librazhd

Megi Xhetani është identifikuar si 20-vjeçarja që mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnatës në aksin, Përrenjas-Librazhd.

Viktima ishte pasagjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Zef Sinani, 34-vjeç.

Makina ku ata udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash.


Video