“Rama duhej të reagonte që për Safet Gjicin”, Milaim Zeka: E arrestuan dhe dënuan vetëm pse bëri s*ks në zyrë!

15 February 2025, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rama duhej të reagonte që për Safet Gjicin”, Milaim
Safet Gjici

Në podcastin “Të Pashoq” ishte i ftuar gazetari dhe analisti Milaim Zeka, i cili foli sa i takon arrestimi të kryebashkikaut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zeka ka komentuar edhe heshtjen e Ramës për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicin.

Zeka tha se, Gjici u dënua për shpërdorim detyre, se ka bërë se*s në zyrë

Po reagimet e kryeministrit Edi Rama fill pas arrestimi të Veliajt si i keni parë?

Zeka: Reagime shumë hipokrite më janë dukur.  Për arsye se Rama është dashur të reagojë si reagova unë, kur ashtë arrestuar dhe dënuar Safet Gjici. Le të dalë një gazetar një politikan, le të përballet me mua edhe më tregon çfarë vepre penale ka bërë Safet Gjici. U dënua për shpërdorim detyre, se ka bërë se*s në zyrë. Ose kalojmë tek rasti i Salianjit, pse u dënua ai njeri? Pse nuk reagoi Rama me tregu veten tamam burrë shteti.

Ai reagoi, por bëri të kundërtën, u gëzua për dënimin.

Zeka: Mund të jetë i gëzuar, por nesër edhe dikush do të gëzohet kur të arrestohet Edi Rama. Sepse kur t’ia bësh kulaçin tjetrit e ha edhe ti atë kulaç. Sepse Ervinin e kanë dënuar pa asnjë argument. Unë ende se di çfarë vepre penale ka bërë Slaianji. Plus kur ka dal ai në konferencë me shtyp, ka qenë me Bashën dhe të tjerë. Ai ka denoncuar një audio, se nuk është ekspert.


Video