Çfarë bëri Spiropali që meritonte ta përjashtonin nga Partia Soc...
24 Nëntor, 21:14Fokus
Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal, kanë sjellë ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.
Ora shkruan se gjatë një mbledhje të tensionuar mes disa prej drejtuesve të policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Duket se në vend të Vocaj, ka emëruar Neritan Nallbatin, aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.
Ndërsa mësohet se vetë Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi.