Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
73-vjeçarja me iniciale L.R. është gjetur pa shenja jete në kanalin e Hidrovorit në Ishull Shëngjin.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga informacionet e para, dyshohet se 73-vjeçarja është rrëzuar dhe mbytur në kanal.
E ndjera ka qenë banuese në Ishull Shëngjin. Për të moshuarën është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë djali i saj për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.