VIDEO/ Godet shtyllën dhe rrezikon jetën e kalimtarëve, arrestohet shoferi i dehur pas publikimit të pamjeve

27 July 2022, 20:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Godet shtyllën dhe rrezikon jetën e kalimtarëve,
Momenti kur godet shtyllën

Policia e Pogradecit ka reaguar pas publikimit të pamjeve në rrjet, ku një aumojet përplaset me një shtyll dhe drejtuesi i saj në gjendje të dehur, ka rrezikuar të aksidentojë edhe kalimtarët nërrugë.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se kanë arrestuar drejtuesin e mjetit shtetasin K. D., 51 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. Ai akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

"Në lagjen nr. 1, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me një shtyllë elektrike duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testalkoolit, rezultoi se shtetasi K. D., drejtonte mjetin në gjendje të dehur." thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Video