Sherr dhe rrëmbim personi në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të makinës gri

27 July 2022, 22:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr dhe rrëmbim personi në mes të Elbasanit, policia në
Ilustrim

Banorët e Elbasanit janë gjendur në një situatë të rëndë mbrëmjen e sotme, pasi dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Burime bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri.

Personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.

Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.


Video