100-vjetori i lidhjeve diplomatike me SHBA-në, sot mbahet koncert në sheshin 'Skënderbej'

28 July 2022, 08:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

100-vjetori i lidhjeve diplomatike me SHBA-në, sot mbahet koncert në

Sot përkujtohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane.

Pikërisht në kuadër të kësaj ditë, por edhe të hapjes së negociatave me BE-në, do të zhvillohet në sheshin ‘Skënderbej’ një koncert.

‘Mirëmëngjes dhe sot në ditën e fiks 100 vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej.’- shkruan Rama.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922.

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.


Video