Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet qarkullimi në rrugën e Kombit

27 July 2022, 23:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset autoboti me gaz, bllokohet qarkullimi në rrugën e
Rruga e Kombit

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Milot-Rubik mbrëmjen e sotshme ku është përfshirë një autobot i mbushur me gaz.

Ndaj dhe për shkak të aksidentit ka ndodhur dhe një bllokim i rrugës së Kombit. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej një ore Policia Rrugore ka ngritur postoblloqe, për të devijuar kështu qarkullimin e automjeteve në drejtim të rrugës së vjetër.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një mjet i lartë, vinç dhe forcat zjarrfikëse që po punojnë për largimin e autobotit. Mjeti, mbrëmjen e sotme, doli nga rruga duke u përmbysur në anë të saj.


Video