EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në autostradën Tiranë-Elbasan

3 December 2022, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit në autostradën
Aksidenti

Policia ka arritur të identifikojë këmbësorin e përplasur për vdekje pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Mevlan Shehu, 33-vjeç. Ai u përplas nga mjeti që drejtohej nga shtetasi Berat Beciri.

Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video