EMRAT/ Vrau partneren pas sherrit për motive xhelozie, ja kush është 25-vjeçari shqiptar dhe viktima

3 December 2022, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Vrau partneren pas sherrit për motive xhelozie, ja kush

Zbardhen emrat e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Greqi. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19 vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.

Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin, ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në zonën e Pireut. 

Sipas informacioneve, çifti është përleshur edhe më parë, ndërsa burri dyshohet se ka qenë xheloz për të renë. Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione autori kishte përdorur drogë.


Video