Makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Elbasasn, viktima ende i paidentifikuar (Emri i shoferit)

3 December 2022, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin Berat Beciri, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video