Efektivi hyri në parakalim të gabuar, reagon Policia: U gjobit menjëherë me 3000 lekë

12 August 2023, 20:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Efektivi hyri në parakalim të gabuar, reagon Policia: U gjobit
Gjoba ndaj policit dhe parakalimi i gabuar


Një efektiv i policisë është gjobitur nga kolegët e tij, pasi ishte filmuar duke kryer një parakalim të gabuar në rrugë.

Në reagim, policia e Elbasanit thotë se ndaj tij është marrë masa e menjëhershme me gjobë prej 3000 lekësh, e cila më pas është shlyer menjëherë nga punonjësi i policisë.

Ndaj këtij të fundit ka nisur edhe hetimi administrativ për shkelje të lehtë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet policie, duke kryer parakalime të gabuara, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.

Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.

Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.


Video