Pranga dy shqiptarëve në Itali, u kapën me kokainë dhe mijëra euro (EMRAT)

12 August 2023, 19:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pranga dy shqiptarëve në Itali, u kapën me kokainë dhe
Foto ilustruese: Policia italiane


Dy të rinj shqiptarë të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal “Ndragheta” janë vënë në prangat e policisë italiane.

Bëhet fjalë për shqiptarët Damian Maiolo dhe Tritan Leka të moshës 24 dhe 29 vjeç, të cilët u arrestuan pas kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre ku edhe u gjetën 10 mijë e 500 euro dhe 130 gramë kokainë të paketuar në doza gati për shitje.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe mjetet që përdoreshin për përgatitjen e kokainës si edhe objekte të vjedhura, bëjnë me dije mediat italiane.

Hetimet ndaj "Ndragheta"-s nisën në fillim të dhjetorit të 2022 ku u arrestuan dhjetëra anëtarë te bandës.


Video