Aksident i rëndë në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplaset me furgonin me turistë dhe godet për vdekje bariun

12 August 2023, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Gjirokastër-Kakavijë, makina
Pamje nga aksidenti në Gjirokastër


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, me pasojë vdekjen e një personi.

Raportohet se një makinë ka tentuar të parakalojë por është përplasur fillimisht me një furgon që transportonte disa turistë polakë dhe ka dalë nga rruga.

Gjatë aksidentit, njëra prej makinave ka përplasur një bari të zonës që ndodhej buzë rrugës, duke i shkaktuar vdekjen.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.


Video