Skema brenda OBP-së/ Myzyri dhe klani i tij 'gjobisin' shqiptarë...
10 October, 15:12Fokus
Një shqiptar është vrarë ditën e sotme në Greqi, bëjnë me dije mediet e vendit fqinj.
Sipas të dhënave paraprake, shqiptari i moshës rreth 50-55 vjeç është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së tij në Salamis.
Sipas policisë greke, shqiptari është vrarë me një plumb në kokë.
Ai u vu re nga një mik i tij, i cili telefonoi policinë dhe i tha se ka gjetur trupin e pajetë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.