Sherr për tokën, 53-vjeçari nga erseka qëllon me çifte dhe vret kafshën e samarit të fqinjit

12 August 2023, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr për tokën, 53-vjeçari nga erseka qëllon me
Foto ilustruese


Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Ersekë, pasi ka qëlluar me armë zjarri kafshën e samarit në pronësi të fqinjit të tij.

Policia bën me dije se sherri ka nisur për pronësinë e tokës, kur 53-vjeçari ka marrë çiften dhe ka qëlluar, duke vrarë kafshën e samarit.

Policia thotë se ka sekuestruar dy çifte, të cilat ai i kishte me leje.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse", bën me dije policia.


Video